Një moment i veçantë është shkëputur nga pritja e liderëve në samitin që po mbahet në Tiranë. Në VIDEO shihet sesi kryeministri Edi Rama është ulur në gjunjë teksa ka pritur kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.
Në momentin që Bettel u afruan me çantën e tij në dorë, Rama u ul në gjunjë për arsye që ende nuk dihet. Bettel qeshi, e po ashtu edhe kryeministri Rama, ku mesa duket ka qenë një moment shakaje mes dy liderëve.