'Mos, 20 vite bashkë...', çifti tregon me humor: U njohëm 6 vjeç, ja si përfunduam të dy

3 Nëntor, 13:52 | Përditesimi: 3 Nëntor, 13:52

Në studion e “Rreze Dielli” sot do të sjellim një histori të veçantë dashurie, ku arti, muzika dhe jeta janë ndërthurur në mënyrën më të bukur. Janë njohur që në fëmijëri, janë afruar përmes pasionit të përbashkët për muzikën në vitet e Liceut Artistik dhe sot, pas 20 vitesh martesë, vazhdojnë të ndajnë jo vetëm jetën, por edhe skenën dhe profesionin. Lorin dhe Arla Lepuri janë dy instrumentistë, që kanë zgjedhur të jenë bashkë në çdo aspekt të jetës: në punë, në shtëpi dhe në rrugëtimin e tyre artistik. Por si nisi historia e tyre e dashurisë? Si është të ndash të njëjtin profesion, të njëjtin pasion dhe të njëjtën hapësirë krijuese me partnerin e jetës? A është muzika sekreti që i ka mbajtur të lidhur ndër vite? Sot do të zbulojmë kujtimet e njohjes së tyre që në fëmijëri, dashurinë që lindi në Lice, sfidat dhe bukuritë e një martese 20-vjeçare, si dhe emocionet e të qenit çift në jetë dhe në skenë. Një histori ku dashuria ka ritmin e muzikës dhe ku violina dhe viola vazhdojnë të luajnë në të njëjtën harmoni.

MC/Shqiptarja.com