‘M’u errën sytë e dhunova,ajo më tradhëtoi’/Historia e 65-vjeçarit të braktisur,apeli ndaj fëmijëve

14 Qershor 2021, 19:34

Xhemal Halimi është nja baba nga qyteti i Durrësit, i cili i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’, pasi është në kërkim të djalit të tij. 29-vjecari Sami Halimi, prej 18 vitesh jeton me nënën në Itali dhe nuk ka asnjë kontakt me babain. Pas divorcit të prindërve në vitin 2003 në shtetin fqinj, asokohe një 9-vjeçar mori kujdestarinë e nëns. Cifti u divorcuan, ndërsa i ati përfundoi pas hekurave me akuzën e dhunës në familje me katër vite heqje lirie. Me daljen nga burgu, Xhemal Halimi nuk e pa më të birin, pasi ai mori espuls nga autoritetet italiane dhe u kthye në Shqipëri. Që nga ai moment, përvec kujtimeve për djalin, të vetmet që i kanë mbetur nga ajo kohë janë fotografitë që i ruan me fanatizëm. Gabimet e së shkuarës i kushtuan rëndë babait, I cili përlot me rrëfimin e tij, kur thotë se emrin e të birin e mban tatuazh në krahun e djathtë. Ai nuk harron kurrë marrëdhënien që kishte patur me të, kur e zinte gjumi në krahët e tij. Cifti emigruan në vitin 1992 drejt Italisë, aty ku qëndruan sëbashku deri në vitin 2002. Konfliktet që lindën më pas, ndanë djalin nga babai i cili ka humbur kontaktet me Mimin e tij, sikundër i thërriste me përkëdheli. Sot, Xhemal Halimi jeton i vetëm, në qytetin bregdetar dhe numëron ditët në kalendar duke shpresuar t’i dëgjojë zërin të birit, që tashmë është bërë burrë. Ai nuk ka askënd ku të qajë brengën që e mundon prej vitesh.