Ndalohej argëtimi, ja urdhëri që dha Mehmet Shehu për të ndalur grumbullimet pranë kafe ‘Florës’

18 Shtator 2020, 11:20

Në një intervsitë në ‘’ Rreze Dielli ‘’ në rubrikën Nostalgji u rikthyem pas në kohë për të kujtuar  një nga kafenetë më emblematike në Tiranën e diktaturës Kafe ‘Flora’, e cila u kthye në stacionin më të rëndësishëm për të kaluar kohën jo vetëm për rininë, por për të gjithë përfshirë shkrimtarët dhe personalitet më të famshëm të kohës.

Rinia shqiptare e viteve 60’ ishte mjaft e kufizuar përsa I përket argëtimit ndër vendet që frekuentonin më shpesh ishte kafe ‘’ Flora ‘’ por edhe vendet rreth e rrotull saj:

‘’ Këtu mund të vije që në orën 6, mjafton të vinte njëri I pari dhe pastaj afroheshin njëri pas tjetrit për tu grumbulluar me qëndrimin në verë ishte deri në orën 11, dikush dilte dhe xhiro por mbasi mbaronte xhiro vinin dhe dita, nata mbrëmja u mbyllte këtu., me grumbuj njerëzish ishin të gjithë të njohur me njëri-tjetrin por secili qëndronte në grupin e tij ndërsa shumë të frekunetura kanë qenë bordurat e dyqaneve që kemi në të dy krahët e rrugës kaq u bënë të besdishme për sistemin sa me një urdhër të Mehmet Shehut I lyen me graso që të mos uleshin rinia, banorët dhe detyroheshin të rrinin në këmbë’’ thotë ish-arbitri Uvil Zajmi.