Ndërtimi i Unazës së re, Balluku: Në fund të marsit hapim tunelin nr.3 tek Dogana, qytetarët nuk do të qëndrojnë më në trafik

18 Mars 2021, 19:22 | Përditesimi i fundit: 2021-03-18 21:06:49

Ministrja Belinda Balluku në një intervistë për Report Tv tha se në fund të marsit do të hapin tunelin nr.3 tek Dogana, dhe kjo do të lehtësojë shumë trafikun në zonën e Unazës së re. ‘Sa i përket Unazës së Tiranës kemi hapur një nga tunelet më të rëndësishme, tunelin nr.4 që tërheqë trafikun që vjen nga Tirana. Në ditët e fundit të Marsit do të hapim tunelin nr. 3 dhe ky do të shmangë shumë trafikun. Të gjithë qytetarët nuk do të qëndrojnë më për orë duke pritur në atë zonë. ‘- tha Balluku.