Ndihmë për vogëlushen Nikol Dashi! 10-vjecarja ndodhet në Turqi, jeta e saj është në rrezik

23 Qershor 2021, 19:21

Këto janë fotot e një 10-vjeçare, e cila 12 ditë më parë do të kishte një jetë të lumtur sit ë gjithë bashkëmoshatarët e saj. Por një hematomë në shpatullën e saj të brishtë, që u vu re nga nëna e saj do të trondiste familjen nga Policani. Nikol Dashi u dërgua nga prindërit me urgjencë në spitalin e Beratit e më pas në Tiranë, aty ku pas ekzaminimeve të njëpasnjëshme diagnoza përcaktoi se vogëlushja vuante nga një tumor. Mungesa e kurimit të specializuar në Shqipëri, bëri që bashkë me prindërit, një ditë pasi festoi ditëlindjen e saj të 10-të, Nikol udhëtoi drejt Turqisë, për kurim në një nga spitalet më të specializuar. Pas konsultave të mënjëhershme e mitura ka mëse 5 ditë që i është nënshtruar seancës së parë të kimioterapisë, seancë e cila nuk ka përfunduar pasi për familjen Dashi ka një kosto të lartë prej 16 mijë euro.