Ne jemi gati! Pa Gjurmë nis sezonin e ri, nga e hëna në të premte ora 15:30

6 Nëntor 2022, 09:39 | Përditesimi i fundit: 2022-11-07 11:22:35

Emisioni investigativ ’Pa Gjurmë’ në Report Tv nis këtë të hënë me sezonin e ri, duke rezervuar plot surpriza. Çdo ditë, nga e hëna në të premte, nga ora 15:30 deri në orën 17:00 në shtëpinë e re, me një studio krejtësisht ndryshe 'Pa Gjurmë' sjell mjaft dëshmi dhe informacione për dhjetëra të humbur.