Nëna i kërkoi të ndahej, ajo e dashuronte/’22 vite më dhunon më lë me dy vajzat në rrugë’

12 Prill 2022, 18:56

Dhuna për 22 vite me radhë nuk mund të përshkruhet dot me fjalë. Mes lotësh, një 41-vjeçare që jeton në Tiranë rrëfen sesi ka duruar për kaq vite burrin dhunues, babain e tre fëmijëve. E ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV mori guximin të tregojë këtë histori që trondit, historinë e jetës së saj që ditën kur pasi mori burrin që ajo dashuronte u nda edhe nga familja. Nëna i kërkoi që prej fillimit ta ndante, por ajo e kishte marr vendimi. Një ferr i përshkruan vitet e kaluara nën një çati me një bashkëshort të alkoolizuar, që vazhdon ta dhunojë sot e kësaj dite. Pas kërkesës për ndihmë, në adresë të emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, stafi udhëtoi në periferi të Tiranës për ta takuar nga afër këtë zonjë. Arsyeja se pse kjo zonjë nuk mund të na priste në banesë, ishte pikërisht bashkëshorti i saj dhe problemet që ajo ka me të. Ne shkuam në një zonë periferike të Tiranës për ta takuar nga afër dhe për të dëgjuar gjithë rrëfimin e saj. Një martesë e kurorëzuar si rrjedhojë e dashurisë mes dy të rinjve 25 vite më parë, sot është drejt fundit. Dhuna e vazhdueshme që në fillim të bashkëjetesës së tyre ka detyruar këtë 41-vjeçare nga veriu i Shqipërisë që t’i drejtohet për ndihmë emisionit “Pa Gjurmë”. Para se të bëhej nënë për herë të tretë ajo e ka denoncuar disa herë bashkëshortin e saj, por autoritetet nuk morën asnjë masë. Sot, ajo nuk kërkon as divorcin dhe as arrestimin e tij për hir të fëmijëve, po kërkesa e 41-vjecares është nevoja për ta rehabilituar. Paga minimale që merr kjo nënë, është e vetmja e ardhur në familjen me 4 anëtarë. Sot ajo ka mbetur krejt e vetme, pasi edhe familja e ka braktisur prej kohësh.