Nga kanuni, tek gjykata e llogarive, si u kontrollua shteti shqiptar në 10 dekada? Kondakçi: Në vitet e regjimit komunist, KLSH pa fuqi vetëvepruese

2 Qershor 2022, 21:04

Nevoja për të audituar dhe kontrolluar llogaritë e qeverive të tij, i përket çdo kohe dhe çdo shteti. Por si u themelua dhe funksionoi prej më shumë se 9 dekada, që prej kur në maj 1926 u krijua struktura e pare, e institucionit më të lartë të Auditimit publik në Shqipëri, 13 vite pas fitimit të pavarësinë si komb për të ardhur deri në ditët e demokracisë, historia e Kontrollit të Lartë Shtetëror, ka një rrugëtim të gjatë. Nga ligji kanunor, tek gjykata e llogarive që nga ajo kohë e deri më sot në varësi të rrethanave historike dhe regjimit politik të kohës ky institucion ka pësuar ndryshime në formën e funksionimit të vet.