Ngjala furre me oriz nga zonja Albana

18 Maj 2022, 12:30

Ngjala furre me oriz nga zonja Albana

Përbërësit:

1 kg ngjala

500 gr oriz

1.5 litër ujë / buljon perimesh

1 kokërr qepë

1-2 gjethe dafine

70 ml vaj ulliri

70 ml verë e bardhë

Kripë, piper

Përgatitja:

Skuqim ngjalën dhe në atë tigan ku kemi skuqur ngjalën, hedhim edhe qepën e kaurdisim dhe më pas shtojmë orizin, e kaurdisim bashkë me qepën e shuajmë me verë të bardhë dhe shtojmë bulionin e nxehtë e rregullojmë me kripë, piper, dafinë dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta. Masën e hedhim në një tepsi dhe  vendosim në furrë.