Një i ri gjendet, një grua humbet/Lot gëzimi për fierakun, apel për gjetjen e 61-vjeçares

22 Korrik 2022, 17:58

Një tjetër rast urgjent ai i një 61-vjeçareje u denoncua pasditen e kësaj të premte. Naze Ago nga Delvina rezulton e humbur që prej 16 korrikut të këtij viti. Ajo jetonte vetëm me bashkëshortin e saj Musa Agon. Pasi ky i fundit doli nga banesa për të bërë pazar, pas tij u largua edhe 61-vjeçarja orët e para të mëngjesit, nga lagjja Xhermahall të Delvinës. Kërkimet nga familjarët kanë zbuluar gjurmë të 61-vjeçares në disa fshatra përreth, Vllahat dhe Matomar, ndërsa është parë nga disa prej bashkëfshatarëve ditën që ajo u zhduk. Erinda Seitaj, mbesa e 61-vjeçares kërkon ndihmën e ’Pa Gjurmë’, pas denoncimit të bërë në policinë e Delvinës. ’Kemi bërë kërkime bashkë me policinë edhe me dron edhe me polumbarë në lumin e Bistricës. Kohë më parë kishte shfaqur probleme me sklerozën. Deri tani nuk kemi marrë asnjë informacion. Në fizik është shumë e dobët, ka sy jeshil dhe flokë të zeza. Me vete ka marrë vetëm një qese dhe një shishe me ujë, asgjë tjetër. Kjo është hera që largohet nga shtëpia. 61-vjeçarja ka dalë e veshur me një bluzë të bardhë, një palë tuta të zeza dhe atlete me dy ngjyra të ndryshme.