Në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Gusht për 12 shenjat e zodiakut.
Sipas astrologut Jorgo Pulla është një muaj që kërkon vëmendje dhe kujdes. Kërkohet që përgjatë këtij muaji të jeni sa më realistë, me këmbë në tokë dhe të sigurtë në hapat që do të hidhni, pasi ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në vjeshtë. Kujdes duhet të tregoni në firmosjen e dokumentacioneve, mos u nxitoni, shqyrtoni, analizoni mirë gjithçka, vetëm kështu nuk do gaboni! Muaji Gusht mund të jetë sa pozitiv, po ashtu dhe aq i 'rrezikshëm'. Ekonomia duhet të jetë fokusi më i madh përgjatë këtij muaji, ndërsa në fushën shpirtërore kujdes nga manipulimet.
Në fushën e punës dhe karrierës, nëse ecni me plane të detajuara, shumë projekte mund të marrin rrugën e stabilizimit, vetëm kujdes nga keqkuptimet në marrëdhënie pune. Është një muaj i rëndësishëm, pasi çdo vendim që do të merret përgjatë kësaj periudhe do të ketë ndikim të madh në muajt që do të vijnë.