Njolla dysheku? Ja sekreti i pastrimit në çast me pak përbërës / Largon çdo njollë e papastërti

28 Mars, 15:16

Pastrimin e dyshekëve dhe shtretërve shpesh ua besojmë ekspertëve, por me disa këshilla mund t’i heqim njollat në mënyrë efektive dhe të rifreskojmë vendin ku zakonisht kalojmë gjashtë deri në tetë orë çdo natë. Mirëmbajtja dhe pastrimi i dyshekëve është një parakusht i domosdoshëm për një gjumë të shëndetshëm dhe cilësor, gjithashtu me mirëmbajtjen e duhur ju do të zgjasni jetën e dyshekut tuaj. Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bëje vetë” tregojmë sekretin e pastrimit të dyshekëve, i cili largon çdo lloje njolle dhe papastërtie me pak përbërës që të gjithë i kemi në shtëpi.