Norvegjia vendi më i lumtur në botë, por sa të lidhura janë lumturia dhe cilësia e jetës?

5 Janar 2021, 12:00

Norvegjia është votuar si vendi më I mirë në botë për cilësinë e jetës sipas renditjes më të fundit të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor të Kombeve të Bashkuara. Ajo ka qëndruar në vendin e parë për disa vjet.  Renditja bëhet në varësi të disa cilësive si jetëgjatësia e tij, vitet mesatare të shkollimit dhe të ardhurave bruto ndërkombëtare.

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ sociologu Gëzim Tushi u shpreh se nuk është një rastësi përzgjedhja për të disatën herë e këtj shteti si më I lumturi në botë por nga disiplina e tyre, ndërgjegjësimi juridik dhe etik që gjendet rrallë në popujt e tjetër:

‘’ Nuk janë rastësi gjërat, këto janë popuj të disiplinuar. Këta janë popuj që kanë një vetndërgjegje shumë të lartë, këta janë njerëz që kuptojnë  se çdo të thotë disiplinë urbane, nuk shkelin ligjin, kur nuk I shkon, kanë një ndërgjegjësim juridik dhe etik, janë vende që kanë familje që ju funksionon, I kanë familjet dinastike, familje etike  domethënë brez pas brezi kanë kultivuar norma, dashurinë për punën, dashurinë për dijen, dashurinë për ambientin’’ tha ai.

Mirëpo këto renditje janë një mënyrë e mirë për tu marr shembull nga vendet e tjera, si Shqipëria.

Përse ne nuk e ndjekim dot të njëjtin hap? Përse nuk e kapim dot ritmin e norvegjisë?

‘’ Nëse zhvillimit tonë duam t’I japim ritëm turbo-kapitalist, të shpejtë ne duhet të kutpjmë se ku jemi në raport me të tjerët. Ka nëj arsye, nëqoftëse ne nuk e kemi shpejtësinë e zhvillimit, ritmin e zhvillimit, nëqoftese ne nuk kemi strategji të sakta dhe njerëz të ditur që duhet të udhëheqin, njerëz që kanë pushtetin e dijes dhe organizmit të tërë shoqërisë shqiptare, do të thotë që do të mbetemi gjithmonë mbrapa’’  u shpreh sociologu Gëzi Tushi në ‘’ Rreze Dielli’’ .

Por sa të lidhura janë lumturia dhe cilësia e jetesës me njëra-tjetrën? A tregon cilësia e jetës lumturi?

''Lumturia dhe cilësia e jetës jo gjithmonë janë sinonime dhe jo gjithmonë janë të barabarta, domethënë të kesh cilësi jete dhe të mos jesh I lumtur. Cilësia e jetës fillimisht ka të ëbjë me anën material, pra me nivelin e të ardhurave, me mirëqënien, me sasinë e sendeve të konsumit që përdorim. Ndërkaq kur flasim për treguesit e lumturisë, këtu nuk mendoj se domosdoshmërisht niveli I domosdoshmërisë sintetik ose I barabartë me cilësinë e jetës së familjes.Cilësia e jetës ka vendin e vet, ana material ka anën e saj, por unë mendoj që kur flasim për lumturinë, ne duhet ta perceptojmë jo vetëm në nivelin kombëtar, lumturia ëhstë një ndjenjë që ka të bëjë me mirëqënie subjective  të njeriut nëse do apo jo të jesh I lumtur kjo nuk do të thotë që duhet medoemos të jesh I pasur,sepse lumturia është ndjenjë nuk është ide’’ përfundoi ai.