Nostalgji/ E shkuara dhe e tashmja në shtëpitë e familjeve shqiptare...

11 Dhjetor 2020, 11:11 | Përditesimi i fundit: 2020-12-11 11:40:40

Uniformizmi para viteve ’90 karakterizonte shumë aspekte të jetës, përfshirë edhe veshjet dhe arredimet e shtëpive. Qyetarët kishin të njëjtin stil jetese dhe jetonin në shtëpi të cilat nuk kishin shumë ndryshim nga njëra-tjetra.

Në rubrikën ‘Nostlagji’ në emisionin ‘ Rreze Dielli’ u kthyem pas në kohë, saktëtsisht para viteve 90’ në shtëpitë e shqiptarëve të thjeshta por të mbushura me ngrohtësi, në memorialin e parë historik në Bunk’Art 1 i ndërtuar në një linjë muzeale ku gjenden mjaft orendi të jetës së përditshme të shqiptarëve gjatë viteve të regjimit.