Nostalgji/ Përrallat e fëmijërisë së çdo shqiptari

20 Nëntor 2020, 12:23

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ u rikthyem pas në kohë me përrallat shqiptare të cilat i kanë mbijetuar kohës dhe kanë ardhur si trashëgimi e bukur brez pas brezi. Të ftuar ishin shkrimtari Pandeli Koçi dhe studiuesa Alma Dema Tërshalla, të cilët ngritën edhe  problematikën për mënyrën se si po transformohen përrallat e vjetra shqiptare sot, duke përfshirë mesazhet e papërshtatshme për fëmijë, gjuhën e vështirë dhe shumë elementë të tjerë.