"Nuk ka vend për gabime" një javë plot surpriza sipas astrologut Jorgo Pulla /Horoskopi javor 27 Mars-2 Prill

27 Mars 2023, 12:40 | Përditesimi i fundit: 2023-03-27 12:45:50

Duket se kjo javë do ketë ulje-ngritje, nëse nisni diçka të re apo një punë, duhet patur kujdes. Nuk ka vend për gabime përgjatë kësaj jave edhe pse do të jetë një javë plot me surpriza. Më tepër vëmendje duhet të ketë shenja e Luanit, pasi marrin vendime të rëndësishme dhe duhet të kenë kujdes pasi nuk ka kthim pas. Gjithashtu vëmendje përgjatë kësaj jave duhet të ketë dhe shenja e Peshores në fushën e punës dhe të dokumentacionit. Ndërsa shenjat më favorite të kësaj jave, me përfitime kolosale me mundësi të reja në shitje pronash, në ekonomi, në punë dhe karrierë janë Dashi, Gaforrja dhe Virgjëresha. Kanë pasur disa probleme kohët e fundit, por kjo javë do të jetë ideale në plotësimin e dëshirave si dhe në çështjet shpirtërore.  

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 27 Mars – 2 Prill 2023