Mbas moshës 40-vjeçare metabolizimi ngadalësohet duke bërë kështu që të shtojmë peshë me shpejtë dhe të tregojmë kujdes të shtuar me mënyrën se si ushqehemi. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, nutricionistja Teneda Luli dha disa këshilla për zonjat pas të 40-tave për mënyrën se si duhet të ushqehen gjatë kësaj kohe. Ajo u shpreh se është tepër e rëndësishme prezenca e proteinave dhe fibrave në dietën ushqimore në këtë periudhë.