Nutricionistja: Mos konsumoni më shumë se dy fruta në ditë, ja si ndikon në trupin tuaj

6 Tetor 2022, 12:43

Megjithëse frutat konsiderohen të shëndetshme dhe kanë shumë vitamina që i duhen organizmit, ato përmbajnë glukozë e për këtë arsye edhe përdorimi i tyre duhet të jetë në mënyrë të kontrolluar.

“Konsumimi i frutave duhet të jetë në një sasi të kontrolluar, pra nuk mund të konsumojmë 3-4 apo 5 fruta në ditë sipas dëshirës, apo ndërmjet vakteve. Sygjerohet shumë që të jetë 1 deri në 2 fruta në ditë, idealisht në pjesën e parë të ditës, asnjëherë në mbrëmje pas orës 4, fruti të shoqërohet me pak kanellë sipër. Të gjitha këto janë zakone që na ndihmojnë që të reduktojmë akumulimin e dhjamit” këshilloi nutricionistja Teneda Luli.