Pa Gjurmë - Rubrika më e re, ‘Pa Gjurme’ hap zarfin e Fatbardha Latifit

21 Shtator 2021, 20:21

'Pa gjurmë' ka çelur një rubrikë të re, kushtuar të gjithë atyre që i drejtohen programit, si e vetmja dritare për ta, ku kërkojnë një zgjidhje. Pa mbështetje dhe të mbetur në udhëkryq, 'Pa Gjurmë' premton se do të udhëtojë çdo javw qytet më qytet, fshat më fshat dhe derë më derë për të ndihmuar këdo që kërkon ndihmë. Me misionin për të qënë pranë problemeve, mw synim zgjidhjen e tyre ne i kemi dedikuar këtë rubrikë, letrave që vijnë në redaksinë tonë, ku çdo javë do të sjellim histori, që prekin dhe kërkojnë shpresë, por dhe drejtësinë e munguar. Na ndiqni çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 14:00-15: 30 dhe të shtunën ora 21:00-23:00