Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Gjendet 16-vjeçarja që humbi gjurmët nga Vlora mesditën e 14 janarit të këtij viti. Lajmin e konfirmoi për ’Pa Gjurmë’ gjyshja e adoleshtenes, Mjaftime Kapaj. Në një lidhje telefonike, pas interesimit të moderatores Odeta Dume nëse kishte mbërritur ndonjë informacion për vajzën, e moshuara surprizon live duke thënë se mbesa ishte kthyer në shtëpi. Mjaftime Kapaj falenderoi Report Tv dhe qytetarët vlonjat për informacionet duke thënë se vajza u gjet tri orë pasi ’Pa Gjurmë’ publikoi pasaportën televizive të saj. Një qytetar dha një adresë, ku dyshohej se qëndronte e izoluar prej 6 ditëve adoleshentja. Familjarët bënë verifikimin dhe brenda asaj banese gjetën të vetme vajzën e tyre. 16-vjeçarja u gjet në zonën e Ujit të Ftohtë, pak metra nga shtëpia e saj në Vlorë. Odete Dume- Zonja Mjaftime a ka mbërritur ndonjë informacion mbrëmjen e djeshme, pasi ne publikuam rastin ? Mjaftime Kapaj- Po Odeta, mbërriti (qesh). Vajzën e gjetëm pas emisionit dhe ishte shëndosh e mirë. Odeta Dume-Si nuk na e komunikuat këtë lajm që dje ? Mjaftime Kapaj-Doja të ishte surprizë edhe për ju. Ku ka më mirë se ta nisni programin me gjetjen e mbesës time! Odeta Dume- Sinqerisht me vjen mirë që ‘Pa Gjurmë’ ndihmoi në gjetjen e mbesës tuaj. A është mirë vajza? Mjaftime Kapaj- Është pak e rënduar psikologjikisht dhe nuk ka pranuar të flasi shumë me nënën e saj. Mjafton që e gjetëm vajzën, të tjerat do i rregullojmë. Dyshohet se e mitura prej 6 ditëve që ishte larguar nga banesa, strehohej nga nje person në një apartament pallati në zonën e Ujit të Ftohtë. Informacionet janë të pakta, pasi vajza sipas gjyshes është shoqëruar sëbashku me nënën për në komisariatin e Vlorës për tu marr në pyetje, në prani edhe të një psikologeje. Pasditen e të martës, gazetari Armand Xhelili realizoi një intervistë të drejtpërdrejtë për ’Pa Gjurmë’ me nënën e adoleshentes. Ajo tha për Report Tv se rasti ishte i përsëritur për 16-vjeçaren, pasi ishte larguar edhe një herë tjetër, por u gjet në pak orë nga blutë e Vlorës . Nëna pohoi se vajza ishte lidhur me një djalë më të madh në moshë, lidhje e cila nuk kishte marr dakortësinë e familjes dhe për këtë kishin debatuar. Ajo u largua për herë të dytë të premtën e 14 janarit, sapo kishte mbaruar mësimin, por falë publikimit në media u arrit të gjendej sërish. Ky është rasti i dytë në pak ditë që fal ’Pa Gjurmë’ kthehen në banesat e tyre adoleshente të larguara. E tillë ishte edhe gjetja e dy vajzave 14 dhe 17-vjeçare nga Prrenjasi që u gjetën në qytetin e Pogradecit, pasi ishin larguar nga banesa më 6 janar të këtij viti. Pasi ’Pa Gjurmë’ shfaqi fotot e tyre, në minutat e fundit të transmetimit live, një zile urgjente njoftoi se të miturat ndodheshin në qytetin e Pogradecit. Ishte nëna e njërës prej vajzave, ajo që dha këtë lajm për të bijën, ndërsa kjo e fundit pasi kishte ndjekur live emisionin kishte telefonuar menjeherë familjen. ’Pa Gjurmë’ nuk e ndal këtu misionin e saj, pasi vijojnë kërkimet për një tjetër adoleshete 15-vjeçare me emrin Veronika Qershori, e cila është larguar nga shtëpia e saj në Tiranë më 12 janar të këtij viti.
Pa Gjurme- Tri orë pas publikimit gjendet e mitura/ Gjyshja: Ishte e izoluar në një banesë (19.1.22)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13
