Pa Gjurme zbulon skandalin-Përdhunohen motrat e sëmura/ Një 75-vjeçar në burg, vajzat pa kujdestari

5 Dhjetor 2022, 19:10

’Pa Gjurmë’ denoncon skandalin në qytetin e Lezhës, nga ku të lëna në mëshirë të fatit tri motra me probleme të shëndetit mendor prej më shumë se 6 vitesh abuzohen seksualisht në mënyrë sistematike. Të moshës 38, 40 dhe 41-vjeçare, motrat i sheh në çdo orë të ditës në qytet, ndërsa abuzohen nga të rinj dhe të moshuar.

‘Shkojnë me djem dhe burra, edhe më të moshuar për 100-200 lekë. Më parë këta vinin edhe në shtëpi, por tani ikin në vende të tjera. Nuk janë vetëm nga Lezha. Njëra nga vajzat ka lindur dy fëmijë vajzën 4 vjeçe dhe djalin 3 vjeç, por ato janë dërguar në jetimore. Tani e kam vajzën prapë shtatzënë 7-muajshe-thotë nëna

Lidhur me këtë skandal i cili ndodh nën hundët e policisë gazetari i emisionit ’Pa Gjurmë’ Freard Rista iu drejtua Shërbimit Social në Bashkinë e Lezhës, ku punonjësja e këtij institucioni nuk ndodhej në vendin e punës. Viktima të abuzimit seksual të trija motrat janë lënë pa kujdestari ligjore, ndërsa në 6 vite abuzime, dënimi është dhënë vetëm për një 75-vjeçar. Në vitin 2019 i moshuari u dënua nga Gjykata e Lezhës me 5 vite heqje lirie për veprën penale “marrëdhënie seksuale me persona të paaftë për t’u mbrojtur”. Gjithcka u zbulua nga një video në rrejte sociale, ku i moshuari abuzonte me vajzën prapa një dyqani. Kjo situatë rëndohet edhe më shumë kur si pasojë e abuzimeve në jetë kanë ardhur dhe 3  fëmijë që kanë përfunduar në jetimore. Aktualisht njëra nga motrat ka mbetur sërish shtatzënë. Më herët, xhaxhai i vajzave të abuzuara ka bërë denoncim në polici, por sipas tij nuk është marr asnjë masë, ndërsa abuzimet rishtazi ndaj tyre nuk janë zbardhur ende. 

’3 vajzat kanë dalë nga qendra në vitin 2016, pasi kanë qenë në moshë madhore. Kujdestarinë e tyre nuk e ka marrë askush. Qendra i ktheu në rrugë pasi ato dolën nga atje. Kur erdhën në familje abuzimi i parë ndodhi me vajzën e dytë. Ato nuk tregonin por ne e kuptuam kur kishte mbetur shtatzënë. Unë kërkova të ndalonte shtatzaninë por nuk është ndërmarrë asnjë veprim. Një person mbi 70 vjeç ka abuzuar me një nga vajzat. Kjo video është bërë virale në rrjete sociale. Ai u dënua me 3.4 vite burg. Kam shkuar disa herë në polici por më kanë thënë: “Kemi halle te tjera, krime te tjera” Gazetari Elvis Hila sqaroi në studio se 3 motrat trajtohen me kemp dhe duket se institucionet justifikohen me këtë ndihmë të dhënë, duke ia hedhur topin njëri-tjetrit. Që prej vitit 2016 pasi u larguan nga qendra ku strehoheshin, vajzat u bënë viktima të abuzimeve seksuale. ’Vajzat kalojnë afër komisariatit çdo ditë dhe abuzimet aty kanë ndodhur. Një person ka qenë brenda në shtëpi ku ka abuzuar me vajzën. Nëna ka bërë kërkesë për ndihmë për t’u strehuar në një qendër sepse janë bërë agresuar dhe dhunojnë edhe atë’. Nëse ka një dosje hetimore për rastin në fjalë, padyshim ajo fle në sirtarët e prokurorisë ndërsa abuzuesit shëtisin të lirë në rrugët e qytetit të Lezhës, aty ku krimi nuk po ka gjetur ndëshkim.