E përlotur dhe zemërthyer Ambra Behari erdhi në emisionin ’Pa Gjurmë’ të rrëfejë dramën e familjes së saj, ndërsa është ende në kërkim të vëllait Oracio dhe dy motrave Orjana dhe Rejdona të cilat u birësuan nga dy familje të huaja. Ambra risjell në kujtesë humbjet e njëpasnjëshme të personave të saj të dashur, për të cilët nuk ka mundur të mësojë asgjë për fatin e tyre. Por nuk ndal dot lotët kur rrëfen për dhembjën dhe vuajtjet që shkaktuan ndarja nga kjo jetë e dy prindërve njëri pas tjetrit. Afro 23 vite më parë një familje italiane kërkoi të birësojë në Shqipëri një fëmijë, i cili duhet të ishte një djalë që të mund trashëgonte pasurinë e tyre. Oracio Bonjaku nga Durrësi ishte 2 vjeç, kur një mik i babait të tij e prezantoi tek kjo familje e huaj. Çifti Kujtim dhe Fatmira Bonjaku me shumë fëmije jetonin në kushte të vështira ekonomike. Ata vendosin të japin një nga djemtë e tyre për birësim me kushtin që atij t’i tregohej e vërteta e jetës dhe kontaktet me familjen biologjike në Shqipëri të ishin të rregullta. Dorëzimi i djalit tek familja italiane u bë mbi bazën e një marrëveshje mes palëve të cilët pranuan kushtet mes tyre. Kështu u vendos që Oracio Bonjaku i ditëlindjes 1996 t’i jepej ciftit italian me mbiemrin Borelli. Madje këta të fundit vijnë në Shqipëri dhe ndihmojnë ekonomikisht familjen Bonjaku, duke i blerë deri edhe orendi shtëpiake. Djali përfundoi në Itali, ndërsa familja biologjike humbi cdo kontakt me të. Ato dy personat kanë qenë tek shtëpia, kur kanë bërë muhabetin për Oracion. Angelo Borelli rreth të 50-tave ka qenë në shtëpinë tonë. Një mik i babait i ka mbushur mendjen prindërve të mi. Shoku i tij kishte djalin përkthyes. Në verën e 1999 janë bërë bisedat, ndërsa në fillim të vitit 2000 vëllanë e morën në Itali. Ato thonin se djali do iki në Itali dhe do merrnin edhe familjen me vete. Italiani e dinte sikur ajo nuk ishte nëna biologjike e djalit, është mashtruar nga shoku i babait. Vëllai ka dal në mënyrë ilegale nga Shqipëria. Besniku e mori në shtëpinë e tij dhe më pas ia ka dorëzuar familjes italiane. Familja italiane ia ka ndryshuar emrin nga Oracio në Tomas Borelli. Në Sicilia u birësua. Angelo ka ardhur disa herë në familjen tonë për t'i nxjerrë vizën nënës. Pasi çifti italian të birësonte djalin, ne si familje do shkonim të jetonim atje që të ishim afër. Babai ka qenë pak i alkoolozuar mami analfabete. Nëna bëri një denoncim, pasi u ndërprenë kontaktet. Babai u dënua për 5 vite burg për shitje të fëmijës, ndërsa nënës iu hoq e drejta prindërore. Çdo gjë është bërë jo me ligj. E merrnim italianin në telefon, por ai na gënjente se do na merrte edhe neve në Itali. Nëna i pyeste për djalin dhe ai nuk i jepte asnjë info, nuk na e nxirrte në telefon. Por dramat në familjen Bonjaku nga Durrësi pasuan njëra-tjetrën. Ndërsa për Oracion nuk u mësua më asgjë, një fat ta ngjshëm me të do të kishin edhe dy motrat e tij, të cilat gjithashtu u birësuan dhe sot kërkohen në emisionin ’Pa Gjurmë’. Fatkeqësitë që ndodhën në familje shkaktuan një tjetër dramë në familjen bonjaku, dramë që la plagë të hapura. Nëna u nda nga jeta në mars të 2010 pas një sëmundje të rëndë, ndërsa 3 muaj më pas babai ndërroi jetë pas një aksidenti. Te mbetur jetime Orjana dhe Rejdona Bonjaku 9 dhe 7 vjec përfunduan në Shtëpinë e foshnjës, ku gjithashtu do të kishin fatin për t’u dhënë për birësim. I gjendur vetëm dhe pa përkrahje i vëllai Hekurani 21 vjec asokohe, i pamundur për t’u kujdesur për motrat e vogla vendos t'i dorëzojë në institucion në gusht të vitit 2010, me të drejtë birësimi, por me kushtin që të ishin në dijeni se ku ato do të birësoheshin. Deri në vitin 2012 Orjana dhe Rejdona u rritën në të njëjtën shtëpi fëmije, deri ditën kur një çift i huaj të cilët flisnin anglisht birëson dy vajzat e mitura. Kanë kaluar plot 8 vite që nga ai moment, ndërsa Ambra dhe Elvira kërkojnë të dijnë se ku ndodhen sot dy motrat Orjana dhe Rejdona. Për to nuk do t’u hiqet nga kujtesa imazhi i ciftit të huaj, që përdore mbanin 2 motrat rrugës drejt një stacion autobuzi në Shkozet të Durrësit. Uroj të gjej motrat, dua të bashkohemi të gjithë. I kam rritur të gjithë fëmijët. Në shkurt të vitit 2012 janë birësuar motrat. Shpresoj që të kemi lajme të mira për motrat dhe vëllain të bashkohemi.
Pa Gjurme-Drama e Ambrës/‘Motrat u birësuan,unë mbeta rrugëve 12-vjece" (22-09-2021)
Video të tjera
-
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-‘Vëllai më vdiq, i mohoi punën e paratë’/Përplasja me ndërtuesin: Dua lekët sërish!
14 Nëntor, 18:02 -
-
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-‘Tentoi të vr*ste babain, ilaçet e shkatërruan mendërisht’/Nëna rrëfen dhimbjen e të birit
13 Nëntor, 17:31 -
‘Gruan e kapa me kushëririn, humba kontrollin’/Burri: Dola nga burgu por vazhdoj ta dua…
11 Prill, 17:37 -
‘U goditëm nga mbrapa, Zoti na shpëtoi’/Çifti Troshku:As falje nuk kërkoi, por u zhduk…
13 Mars, 18:16 -
Lufta mes nuseve pas vdekjes së burrit/41-vjeçarja:Isha e fundit dhe besnikja e tij,jo si…
3 Mars, 17:50 -
‘Nga zhurma ngjita shkallët,kapa nusen me dashnorin’/Vjehrra:Djali s’më besoi,po më shumë…
11 Shkurt, 18:22 -
'Djali më kërkon babain, se mbaj më mend’/70-vjeçarja:Nje herë u takuam, më la shtatzënë
4 Shkurt, 19:29 -
Gjendet 29-vjeçarja/’Ika me tjetrin, mos më kërkoni’/I dashuri:Ai e dh*nonte, unë e dua
29 Janar, 17:47 -
‘Burri më vdiq, vjehrra s’më pranon në shtëpi’/Prek gruaja:Një firmë më mban peng, kërkoj…
24 Janar, 17:48 -
‘Më shpëtoni,s’dua të kalbem në dhé’/55-vjeçarja: Nënë s’u bëra kurrë,burri është i verbër
17 Janar, 18:16 -
‘Ish nusen e dënova me burg, por prap krenohem me të’/Vlonjati: I lutem vetëm djalin mos…
16 Janar, 19:39 -
'Na rrethuan me tela me gjemba, jemi ngujuar në kasolle’/I moshuari:Fqinji na grabiti se…
15 Janar, 17:26 -
Humbja e dy grave dhe nje burri, ku fshihen?/Familjarët flasin me dëshmitarët: Janë parë…
7 Janar, 18:33 -
Zhduket pas konfliktit me babain, i vëllai: E vërteta mbahet “peng” brenda familjes
23 Dhjetor 2024, 17:46 -
‘Më theu dhëmbët për disa ullinj, fqinji na ka mbyllur në shtëpi’/I riu: Kemi frikë, duam…
19 Dhjetor 2024, 07:31 -
Djalin ma zhdukën, tre vite ma mbajnë peng’/Flet nëna:Mbështeste PD-në, me tha…
17 Dhjetor 2024, 18:48 -
‘Nënën s’e mbaj dot,të shkojë në azil/50-vjecarja:Djalë e burrë më vdiqën, vetëm ty të kam
16 Dhjetor 2024, 17:55 -
Ekskluzive-‘Ika të gjeja djalin,humba dhe unë’/Nëna:Pas 4 viteve më gjeti vajza në rrugë,por djalin…
12 Dhjetor 2024, 18:08
