Gjenden dy vajzat adoleshente nga Prrenjasi/Nëna:Janë gjallë,po na ndiqnin live

14 Janar 2022, 19:17 | Përditesimi i fundit: 2022-01-15 07:12:46

 

Pasi nga një komunikatë zyrtare policia vuri alarmin për zhdukjen e një të miture nga Përrenjasi, ’Pa Gjurmë’ u lidh me nënën e 14-vjeçares. N.Ç zbulon në program se e humbur nuk ishte vetëm vajza e saj Xh.Ç, por edhe E.Ç, shoqe me të. Sipas dëshmisë së dhënë nga nëna e të miturës, e bija u largua nga banesa më datë 6 janar të këtij viti pa treguar vendndodhje. Për këtë arsye, ata e bënë denoncimin në rajonin e policisë së Prrenjasit, një javë më pas. ’Vajza ime është 14 vjeçe. Ajo doli nga shtëpia më datë 6 janar, pasi e mori për kafe shoqja e saj E.Ç, 17 vjeçe. Për të dyja vajzat ne bëmë denoncimin në polici, më datë 12 janar. Ato na thanë se do ktheheshin, por nuk janë kthyer ende. Ditën e enjte fola me vajzën në messenger të facebook-ut dhe më premtoi se do të kthehej, por nuk më përgjigjet më. Një herë më tha se jam në Pogradec dhe një herë thotë se jam në Vlorë. Ajo është larguar disa herë më shoqen e saj E. Ajo e merr gjithnjë me vete kur largohet nga shtëpia, sepse dhunohet nga babai i saj. Xh. ime nuk ka arsye për t’u larguar, pasi ne nuk e kemi penguar kurrë të dalë me shoqet, por të paktën të na thotë ku ndodhet’-u shpreh nëna