Pa Gjurme-Historia e dashurisë së ndaluar mes vajzës nga Durrësi dhe djalit me ngjyrë

27 Shtator 2021, 18:58

Ndër vite kemi dëgjuar histori dashurie nga më të ndryshmet, ku shpesh për hir të saj kapërcehet edhe çdo lloj paragjykimi. E tillë është historia e Olsidës, e cila ka zgjedhur të dali edhe kundër familjes vetëm për të qenë e lumtur me djalin që ajo dashuron.Gjithçka nisi 3 muaj më parë kur një shok i përbashkët u bë sebep i një prezantimi mes cciftit. Olsida Klosi nga Durrësi njihet me Bilbil Xhafën nga Kukësi, i cili i përket komunitetit egjiptian. Por kjo nuk u bë aspak pengesë për durrsaken, pasi ajo ra në dashuri me Bilbilin, madje duke kapërcyer çdo paragjykim edhe për shkak të ngjyrës. Ajo që pengoi nisjen e kësaj marrëdhënie ishte familja e saj. Ata nuk e pranuan kurrë këtë lidhje të vajzës, e cila në kundërshtim me ta filloi bashkëjetesën. Olsida vendosi të largohej nga shtëpia e prindërve, për të jetuar po në qytetin e Durrësit me djalin që ajo dashuronte. Por kjo nuk do të ishte e vetmja pengesë për çiftin, pasi një vit më parë, Bilbili i kishte dhënë fund një martese. Sipas Olsidës ish-bashkëjetuesja e tij është bërë shkak i konflikteve të vazhdueshme mes tyre, ku shpesh pretendon se ka përfunduar në rajonin e policisë për shkak të Mimoza Shkozës. Konflikti me këtë të fundit ka zbuluar këtë bashkëjetesë që Olsida ia mbante të fshehur edhe familjes, e cila kurrsesi nuk ka mundur ta pranojë kurrë këtë lidhje duke e kërcënuar vajzën.