‘Vodhi dhe braktisi fëmijët’/Vjehrra e degjeneron,reagon mes lotëve nusja

20 Janar 2022, 21:28 | Përditesimi i fundit: 2022-01-20 21:38:54

Për një çift marrja e vendimit për të shkuar drejt divorcit nuk është edhe aq e lehtë, pasi për disa shkakton tek fëmijët një hendek të pakëprcyeshëm. Me rritjen e tyre problemet nuk shuhen, por thellohen edhe më shumë. I tillëssss është rasti i Blendi dhe Vergjinushen Bamit, çifti nga Devolli, të cilët pas 10 viteve vendosën t’i jepnin fund martesës. Ata kishin ndërtuar jetën në Greqi ku u bënë prindër të dy fëmijëve. Nëna kërkoi që djali dhe vajza të dërgoheshin në jetimore, ndërsa babai kurrsesi nuk e pranoi një gjë të tillë. Në vitin 2009 me vendim gjykate babai merr kujdestarinë, ndërsa nëna duhej të paguante detyrimin ushqimor, si dhe të drejtën për t’i takuar. Fëmijët u rritën nga gjyshërit nga babai të cilët sot bëjnë publike këtë histori. Ish-vjehrra Liljana Bami denoncon në emisionin ’Pa Gjurmë’ ish-nusen e familjes Vergjinushen me pretendimin se kjo e fundit jo vetëm që nuk pagoi kurrë detyrimin që i takonte, por i kërcënon nipin dhe mbesën.Mes sakrificash dhe mundimesh dy të moshuar rritën fëmijët e të birit për vite me radhë, duke mos dashur kurrë që ata të përfundonin në shtëpinë e fëmijës. Samedin Bami, 72-vjeçari edhe pse një burrë i fortë nuk i mban dot lotët, kur rrëfen për fatin që u ra për pjesë. Vajza 17 vjece dhe djali 16 vjec prej tri vitesh jetojnë në Greqi me babanë e tyre dhe njerkën, ndërsa nëna në Shqipëri. Ata nuk dëshirojnë që të kenë kontakte me nënën, që i braktisi 15 vite më parë.Nëna këmbëngul për t’i parë, çka e ka vënë në një përplasje të ashpër me fëmijët, që vazhdimisht e kanë refuzuar. Për kalimin e tyre jashtë kufirit shqiptar Vergjinushja dha një prokurë, me afat të papërcaktuar, ndaj ajo pretendon se sot fëmijët mbahen padrejtësisht larg saj.