Plot 624 shqiptarë rezultojnë të zhdukur në shtetin grek, prej vitit 1992 e deri më sot. Prej tyre 144 janë zhdukur në zona kufitare, në burgje apo dhe në ujërat e detit Jon, ndërsa 480 fëmijë shqiptarë kanë humbur gjurmët në shtëpinë bamirëse Aghio Varvara, gjatë viteve 1998-2001. Këto shifra të frikshme janë publikuar çdo vit nga gazetari shqiptar në Selanik, Shpëtim Zinxhiria, referuar mediave dhe autoriteteve greke. Vetëm në emisionin investigativ “Pa Gjurmë”, gjatë sezonit 2021-2022 janë trajtuar 26 raste të shqiptarëve të zhdukur në Greqi gjatë 31 viteve të fundit. Fati i shumë prej tyre edhe sot e kësaj dite mbetet ende mister. Krahas numrit të frikshëm të të humburve gjatë 31 viteve të fundit, në tokën Helene numërohen dhe mbi 200 shqiptarë të vrarë, 66 prej të cilëve kanë ndërruar jetë në burgjet greke, ndërsa shumë të tjerë janë ekzekutuar nga policia fqinje në zonat kufitare.Lotët e nënave shqiptare për fëmijët e tyre të vrarë apo të zhdukur jashtë vendit nuk janë tharë që prej vitit 1991. Rënia e regjimit komunist shënoi fillimin e eksodit të pandalshëm të shqiptarëve drejt perëndimit.Nga dhjetori 1990, reth 450 mijë shqiptarë u larguan nga Shqipëria, ku rreth 75 për qind e tyre në Greqi.Në vitin 1997, me rënien e piramidave dhe tronditjen tërësore shoqërore e ekonomike të vendit, shpërtheu një valë e dyte emigrimi. Dy kanalet kryesore qenë, përsëri, kufiri drejt Greqisë dhe deti drejt Italisë. Në total, rreth 150 mijë shqiptarë emigruan pas rënies së piramidave gjatë viteve 1997-1998.Pas vitit 2000, ritmet e emigrimit u ulën në krahasim me periudhat kulmore, por emigrimi vazhdoi, gjithsesi, në mënyrë të qendrueshme. Me shumë gjasa, shifra e vërtetë e emigrantëve shqiptarë në botë është më e lartë nga shifra e mësipërme, pasi shumë prej tyre jetojnë në mënyrë të paligjshme, një pjesë janë regjistruar me nënshtetësi të rreme, ndërsa për shumë vende mungojnë të dhënat zyrtare.
Pa Gjurme-Zbulohet bilanci tragjik/480 fëmijë shqiptarë u zhdukën në shtëpinë bamirëse në Greqi
-
TAG:
- Pa Gjurme
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vëllain e dëboi nëna, 15 vite i humbur’/Përplasja nënë-bijë:Ti ke gisht në zhdukjen e tij
7 Maj, 18:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Djalin ma morën në ’97, por e kam ende gjallë’/Nëna: Më gënjyen për vdekjen e tij
6 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘U zhduk duke lënë telefonin dhe portofolin në makinë’/Nëna:E shkatërroi ndarja nga vajzat
5 Maj, 18:16 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Më ka humbur djali,u fut në rrugën e vjedhjes’/Ish-gruaja-burrit:E shkatërrove që fëmijë!
4 Maj, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' | ‘E rraha në rrugë të moshuarin, i shkonte mbesës pas’/Gjyshja:E rrita unë,babai e braktisi
1 Maj, 18:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |“U zhduk në agim dhe s’u pa më”/ 3 vite pa Toli Shqaun, flet vëllai: Nuk ka ikur vetë!
30 Prill, 18:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘U kthye e dhunuar dhe shtatzënë me të dashurin’/Babai:E prita për fëmijët, por iku sërish
29 Prill, 19:20 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Ia morën foshnjën se e quajtën nënë pa burrë’/Babai i fëmijës: Jam gjallë, dua djalin tim
28 Prill, 18:38
