Pa Gjurme-Zhduken dy adoleshente/Një nga Vlora,tjetra nga Tirana.Dyshohet se të miturat…

18 Janar 2022, 18:05

 

Ende asnjë gjurmë për 16-vjeçaren Eliza Tozaj, e cila humbi gjurmët nga Vlora mesditën e 14 janarit të këtij viti. Edhe përgjatë kësaj të marte Entela Tozaj nëna e adoleshentes është thirrur nga policia. Pak minuta pas daljes nga ambjentet e komisariatit ’Pa Gjurmë’ realizoi një lidhje të drepërdrejtë ku ajo zbuloi të tjera detaje. Rasti i të premtes është i përsëritur për 16-vjeçaren, pasi ajo ishte larguar edhe më datë 12 janar, por u gjet nga blutë e Vlorës në qytetin e Orikumit fal njoftimit bërë nga banorët për lëvizjet e të resë e vetme në qytet. Nëna e saj tha për ’Pa Gjurmë’ se Eliza ishte lidhur me një djalë më të madh në moshë, lidhje e cila nuk kishte marr dakortësinë e familjes dhe për këtë kishin debatuar. 16-vjeçarja ikën për herë të dytë, të premten e 14 janarit, sapo kishte mbaruar mësimin. Nëna e saj dyshon tek djali me të cilin mesa duket adoleshentja kishte krijuar një raport.