Askush nuk din të thotë pse e paralajmëroi ikjen e tij duke lënë mbi tavolinë një letër. I riu nga fshati Kamqisht i Tepelenës, ka humbur gjurmët qershorin e vitit 2018 nga Greqia. Hamit Memlika me pseudonimin Bushi, për herë të parë emigroi në vitin 2017 dhe u vendos në Spartë. Atje nisi punë si çoban tek një pronar shqiptar Klement Sina për afro 1 vit. Ai kishte kontakte të rregullta me familjarët me të cilët komunikonte nëpërmjet rrjeteve sociale apo edhe numrit celular që kishte në përdorim. Gjithnjë shprehej se ishte shëndoshë e mire dhe se nuk kishte asnjë problem. Këto kontakte zgjatën deri në qershor të 2018. Më datë 12 qershor ai për herë të fundit komunikoi me villain e tij Ervin Memlikën. Ndërsa pas 4 ditësh më datë 16 qeshor Klementi pronari shqiptar i telefonon Ervinit ku e njofton se i vëllai nuk ndodhej në stan dhe se ishte larguar. Sipas tij, Hamiti kishte shkuar në stan mbrëmjen e datës 15 qershor por të nesërmen ai nuk e kishte gjetur aty. Ai i dorëzon edhe një letër që Hamiti e kishte lënë mbi tavolinë pak para se të zhdukej. Pronari e mohon kategorikisht që mes tyre të ketë patur konflikte. Fill pasi u zhduk papritur telefoni rezulton i fikur, ndërsa në rrjetin social Facebook ka qenë aktiv deri ne fund te vitit 2018. Familjarët kanë tentuar të komunikojnë, por kanë mundur të marrin asnjë përgjigje.I vëllai ka bërë një denoncim në policinë greke për zhdukjen e Hamitit, por ende asgjë derimë sot. Fatkeqësitë do të ndiqnin njëra-tjetrën, kur një vit pas zhdukjes babai i Hamitit do të ndërronte jetë, e nga gjithë këto tronditje nëna Dituri Memlika ka pësuar një paralizë dhe sot ndodhet në shtrat. Një familje e madhe me 8 fëmijë, djali i katërt Hamiti rezulton i zhdukur prej vitesh. Sot me zemër të ngrirë familja Memlika janë në pritje të një lajmi që mund t'ua qetësojë sadopak zemrën.
Zhduket ‘Bushi’ i Tepelenës/Familja:‘Lë letrën mbi tavolinë, me vete mori…’(2.12.22)
-
TAG:
- Pa Gjurme
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|U nis për në shkollë dhe u zhduk! Motra:Dyshoj se një shtetas italian ma rrëmbeu vëllanë
3 Prill, 18:05 -
Emisioni i plotë l Pa Gjurmë feston 2 Prillin me fëmijët me spektrin autizëm/Dëshira e tyre: Duam të këndojmë me Noizyn
2 Prill, 18:47 -
Ekskluzive në Pa Gjurme-A është Lirije Pjeci gjallë?/ Pas 31 vitesh mbërrin një foto nga Milano
1 Prill, 18:25 -
Pa Gjurme-‘U nis drejt Greqisë, pas telefonatës së parë u zhduk’/Babai:Dyshoj më të keqen për djalin
31 Mars, 18:28 -
Emision i plotë 'Pa Gjurme'| E vr*va për të mbrojtur nderin tim’/Nëna e tre fëmijëve:Jemi në hasmëri, jetojmë me frikë
30 Mars, 18:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘La sportin dhe përfundoi në psikiatri’/Vëllai:Almiri ishte me medalje ari, u zhduk nga…
27 Mars, 18:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- Pas 31 vitesh del fotoja e dyshuar e Jonuz Lugës/Gjyshja:E rrëmbyen dhe e shitën në Greqi
26 Mars, 19:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Historia e fëmijës së humbur në Fier/Flet babai: Dyshoj se e kam ende gjallë!
25 Mars, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Mori djalin dhe u zhduk pas vdekjes së burrit’/Nipi: Dua të zbuloj çfarë i ndodhi tezes
24 Mars, 19:09 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Kush është vajza që endet në Londër? / Flet Bukurie Veizi: Më thonë që është Bleona ime!
23 Mars, 17:41 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Nëna i braktisi dhe u zhduk’ / Fati i dy fëmijëve, gjyshja: As me bukë nuk i ngop dot
20 Mars, 18:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Sekreti që nëna mori në varr/ 'Pa Gjurmë' ribashkon motrat me vëllanë pas 48 vitesh
19 Mars, 17:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' |‘Më mbante me magji, s’e doja si burrë’/Përplasja e çiftit:Djali në spital, ti më kërkoje…
18 Mars, 17:59 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Për para, vjehrra më kërkoi të shkoja me të tjerë’/ Nusja: Kur refuzova, më dëbuan
17 Mars, 17:49 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| Vetëhelmimi i 25 vjeçares/ Çarë fshihet pas vdekjes së Xhuana Nikollës?
16 Mars, 18:56 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | "Kam ikur nga shtëpia,po më detyrojnë’/Përballja e fqinjëve:Na shqetëson dhe na denoncon”
13 Mars, 18:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- ‘Pas hekurave për faj të babait’/ I riu: Kërkoj drejtësi për atë që ndodhi në burg
12 Mars, 19:54 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' - ‘Fëmijët na kanë braktisur, vetmia po na mbyt’/Të moshuarit: Shteti të kthejë sytë nga ne
11 Mars, 18:10 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' | U zhduk nga spitali, gjendet i pajetë pas një muaji/ Gruaja: Dyshoj se i kanë bërë keq!
10 Mars, 17:54 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' |‘Gruaja e paralizuar, pa shtëpi dhe ilaçe’/Prek burri:Ka plot netë që flemë edhe pa bukë
9 Mars, 17:53

