Paçe kockash nga zonja Albana

29 Shtator, 11:32

Paçe tradicionale

Përbërësit:

  • 800 gr - 1 kg këmbë viçi
  • 1 kokërr qepë
  • 2-3 karrota
  • 2 degë selino
  • 2-3 gjethe dafine
  • 50 gr gjalpë
  • 4-5 thelpinj hudhër
  • 2-3 lgj uthull
  • spec djegës
  • kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim kockat e këmbëve të viçit (pasi janë pastruar mirë) të vlojnë në një tenxhere me ujë të ftohtë. Pasi të kenë marrë valë largojmë shkumën dhe kockat nga tenxherja. Me anë të një piruni marrim pjesën e palcës së kockave dhe e shtojmë në lëngun e vluar së bashku me pjesët e mishit që janë shkëputur nga kocka. Qepën, karrotat dhe selinonë i grijmë në kubikë të vegjël, i shtojmë në tenxhere së bashku me 2-3 gjethe dafine, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë paçen të gatuhet në temperaturë mesatare.

Ndërkohë në një tigan shkrijmë pak gjalpë, shtojmë pak nga lëngu i kockave, specin djegës, hudhrat e shtypura, uthullën dhe piperin e zi dhe e shtojmë para se të servirim paçen.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha