Paçe koke nga zonja Albana

11 Nëntor 2022, 10:46

Paçe koke

Përbërësit:

1 kokë viçi

6 lgj miell

1 lgj kripë

5 thelpinj hudhër

1 lgj uthull

2 gjethe dafine

Piper i zi, piper i kuq

Vaj ulliri, gjalpë

Përgatitja:

Kokën e viçit e vendosim të ziejë për aq kohë sa të shkëputet mishi nga kocka.

Kaurdisim miellin me vaj ulliri derisa të marrë ngjyrë kafe. E shuajmë më pas me lëngun e kokës, shtojmë mishin e copëtuar, hudhrën, kripën, piperin. E lemë paçen të ziejë në zjarr të ulur dhe më pas e servirim duke shtuar uthull dhe gjalpë të tretur dhe aromatizuar me piper të kuq.