Panik nga Gjarpërinjtë? Ja çfarë duhet të DINI dhe si të mbroheni! | Biologu tregon ‘sekretet’

24 Qershor, 12:54 | Përditesimi: 24 Qershor, 12:54

Gjarpërinjtë në disa zona të Shqipërisë kanë filluar të shfaqen më shpesh, dhe kjo ka ngritur shqetësime te shumë qytetarë. Po, a duhet të kemi panik? Cilat janë masat e sigurisë që duhet të marrim? I ftuar në studion e “Rreze Dielli” inxhinieri i mjedisit, biologu Mirjan Topi, ndan njohuritë e tij mbi gjarpërinjtë dhe shpjegon se pse shfaqja e tyre është një fenomen natyror dhe si mund të mbrohemi pa rrezikuar veten dhe ekosistemin. Diskutojmë mbi shkaqet e shfaqjes së gjarpërinjve në zona të caktuara; informacione të rëndësishme mbi llojet e gjarpërinjve që jetojnë në Shqipëri; si të dallojmë gjarpërinjtë e rrezikshëm dhe ata jo të rrezikshëm si dhe masat e sigurisë dhe këshilla për të shmangur aksidentet. Për të kuptuar më mirë se si të reagoni në raste të takimit me gjarpërinj, është shumë e rëndësishme të jeni të informuar dhe të veproni me qetësi!

MC/Shqiptarja.com