Paranoja ( I ), Armatosur gjer në dhëmbë me ndihmë nga Kina

24 Janar 2019, 10:02

'Dosja K' në Report tv. sjell intervistën me dr.Gjon Boriçi, historian i departamentit të historisë bashkëkohore në Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë mbi misterin e mijëra ton armatimeve që Shqipëria siguroi nga Kina gjatë viteve të miqësisë shqiptaro-kineze. Prapaskenat e bisedimeve të Beqir Ballukut dhe Adil Çarçanit. Si e binden Mao Ce Dunin dhe Cu En Lain që Shqipëria ishte gjithnjë nën kërcënim për luftë. Fundi i miqesise dhe si arriti Shqipëria të merrte nga Kina më shumë armatime edhe se Vjetnami që ishte në luftë me SHBA-në...