Pastiçe e shpejtë fshati nga zonja Albana

18 Dhjetor, 11:04

Pastiçe e shpejtë fshati

Përbërësit:

  • 1 pako makarona guacka (sipas dëshirës)
  • 1 litër qumësht
  • 1 lgj miell
  • 4 vezë
  • 2 lgj gjalpë
  • Djathë të bardhë dhe djathë pice
  • Kremviçe sipas dëshirës
  • Kripë, arrë moskat

Përgatitja:

Vendosim makaronat të ziejnë 3 minuta më pak se minutazhi i përcaktuar në paketim. Në një enë rrahim vezët me qumështin, shtojmë pak miell, arrë moskat dhe kripë. Lyejmë një tavë me pak gjalpë, vendosim makaronat, thërrmojmë djathrat, vendosim kremviçet e prera në rondele hollë dhe sipër shtojmë qumështin e rrahur me vezët. E vendosim pastiçen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.