Pastiçe me beshamel, djathë dhe brokoli
Përbërësit:
- 1 pako makarona
- 400 ml beshamel
- 3 vezë
- 1 brokoli
- Vaj ulliri
- Djathë asiago
- Kripë
- Arrë moskat
Përgatitja:
Ziejmë makaronat dhe brokolin në ujë të bollshëm me kripë dhe vaj për 5 minuta.
Rrahim vezët, shtojmë ujë nga zierja e makaronave dhe djathin e prerë në kubikë. E përziejmë këtë masë me makaronat dhe brokolin. E spërkasim me pak gjalpë dhe e vendosim pastiçen të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 45 minuta.