Patate dhe kofsha pule me erëza në tenxhere nga zonja Albana

25 Shkurt 2022, 11:20

Patate dhe kofsha pule me erëza në tenxhere 

Përbërësit:

1 kg kofsha pule

500 gr patate

 hudhër pluhur

salcë e kuqe

koncentrat

xhinxhër

spec djegës

kerri, vaj ulliri

soja, kripë, piper

Përgatitja:

Në një tas të madh vendosim të gjitha erëzat. Shtojmë 1 lugë salcë koncentrat, vaj ulliri dhe soja. E trazojmë mirë dhe vendosim kofshët e pulës, i lyejmë mirë dhe i lemë mbuluar në tas të marinohen mirë.

Më pas shtrojmë në një tenxhere me bazë të gjerë një letër pjekje. Vendosim mbi letrën e pjekjes kofshat e marinuara të pulës. Presim patatet në kubikë mesatare dhe i kalojmë tek salca marinuese e pulës. I trazojmë mirë që të marinohen dhe më pas i vendosim patatet tek kofshat e pulës. I mbulojmë me një letër pjekje, vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të përgatitet në temperaturë mesatare për 35-40 minuta duke shtuar herë pas here nga pak ujë/buljon të ngrohtë.