Patate në tigan me vezë dhe erëza nga zonja Albana

2 Mars 2022, 11:37

Patate ne tigan me veze dhe ereza

Përbërësit:

2-3 patate

1 qepë mesatare

1 gote ujë

1-2 vezë

Pak qumësht

Pak miell

Vaj ulliri

Miks erëzash (nenexhik, rigon, trumzë, rozmarinë, etj)

Kripë dhe piper i zi

Djathë të grirë kaçkavall

Përgatitja:

Fillimisht vendosim 2-3 patate të ziejnë (jo plotësisht) në ujë me kripë. Ndërkohë në një tigan me bazë të gjerë kaurdisim për pak minuta një qepë të grirë shumë imët. Mbi qepët e kaurdisura vendosim patatet të prera në rrathe. I spërkasim me erezat miks dhe më pas hedhim vezët të rrahura me pak qumësht ose ujë dhe pak miell.  Në fund shtojmë pak djathë të grirë në rende, vendosim kapakun dhe e lemë derisa omleta e sipërme të mpikset.