Patate të pjekura në tigan dhe gogozhare të çastit nga zonja Vjollca

29 Tetor 2020, 11:06

Patate të pjekura në tigan

Përbërësit: 

800 gr patate të vogla

3 lugë gjelle vaj ulliri

30 gr gjalp

1 lugë kafe piper të kuq

kripë

1 lugë kafe rozmarinë

½ lëng limoni

2 thelpinj hudhër

1 lugë çaji majdanoz

Përgatitja:

lajmë dhe pastrojmë mirë patatet, I vendosim ato në një tenxhere I mbulojmë me ujë të ftohtë. Shtojmë në të 1 lugë caji kripë dhe I vendosim në zjerje. Shtojmë në të 1 lugë çaji kripë dhe I vendosim në zjarr  për ti valuar, nga momenti I zjerjes I lëmë 20 minuta. Më pas I kullojmë dhe I presim paattet në gjysma. Në një tigan të thellë ngrohim vajin, gjlalpin, dhe shtojmë në tigan pattet në gjysma, piper të kuq, kripë dhe rozmarinë ( të thatë) dhe ½ lëng limoni dhe 2 thelpinj hudhër të shtypur. I përziejmë duke lëvizur tymin vazhdimisht për 5-7 minuta në 2 minutat e fundit, shtojmë pak majdanoz mund të jetë dhe I thatë. I shërbejmë të ngrohta me djath dhe gogozhare.

Gogozhare të çastit

Përbërësit:

500 gr speca të kuq

4 thelpinj hudhër

7 kokrra piper I zi

2 gjethe dafinë

3 lugë gjelle uthull

pak vaj ulliri

kripë

majdanoz kur të serviret

Përgatitja:

Lajmë dhe I thajmë specat I pstrojmë nga bishtat dhe farat dhe I presim ato në rrathë me trashësi 1.5 cm. Vendosim në zjarr një tign të thellë në 3-4 lugë vaj ulliri shtojmë specat menjëherë. Se fillojmë specat të ziejnë në vaj ( jo të skuqur). Shtojmë hudhrat në feta, uthullën dhe dafinat, kokrrat e piperit. vnedosim kapakun e tiganit dhe I lëmë të gatuhen në temperaturë mesatare sin ë avull për 5-7 minuta pasi të kalojë kjo kohë I përziejmë fikim zjarrin dhe I lëmë të mbuluara të zbuten në avullin e tyre. I lëmë të ftohen dhe I shërbejmë në cdo lloj gatimi drimri si fasule dhe patate.