Patëllxhanë role në furrë, super shije nga zonja Albana

21 Nëntor, 12:09

Patëllxhanë role në furrë

Përbërësit:

  • 4 patëllxhanë
  • 1 pako salçiçe pule
  • 1 qepë
  • 1 lgj salcë domate e koncentruar
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Piper i kuq

Përgatitja:

Presim patëllxhanët përsëgjati, i lyejmë me vaj me ndihmën e një furçe dhe i vendosim në furrë. Salçiçet i grijmë në blender, i vendosim në një tas me përbërësit e tjerë dhe punojmë masën e brumit. E shtrojmë te patëllxhanët e prera dhe i bëjme role. I kalojmë më pas roletë në një shkop për shishqebap dhe i vendosim në një tavë për t'i pjekur në furrë në 200 gradë për 20 minuta.