PD e copëtuar edhe për Kosovën, Çollaku për kërkesën e Bardhit në Kontrast: S’kam informacion për rezolutë! Jemi kundër deklaratës së Ramës për KFOR në veri

2 Tetor 2023, 19:09

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku ka folur për kërkesën e PD-së për një interpelancë me kreun e qeverisë, teksa edhe grupi i Bardhit ka paraqitur një rezolutë për të njëjtën çështje.

Çollaku tha se nuk kishte një informacion për këtë rezolutë, duke theksuar ndarjen e PD-së edhe në çështjen e Kosovës. I ftuar në emisionin Kontrast, me moderatorët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Çollaku tha se kërkesa e grupit të Bashës për interpelancë lidhur me deklaratën e Ramës për marrjen nën kontroll të veriut nga KFOR. Deputeti e cilëson si gafë politike këtë propozim të Ramës.