Përgjimet e zbërthyera nga SPAK dhe autoritetet franceze/ Paralajmërimi i Lorenc Vangjelit në ‘Kontrast’ që në muajin maj: Do dalin në dritë të dhëna ngjethëse

5 Gusht 2023, 17:38

Zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin e preferuar të kriminelëve, Sky ECC ka sjellë operacione të shumta policore në mbarë botën. Bëhet fjalë për dhjetera miliona komunikime në platformat sekrete të telefonisë celulare, të cilat janë dekriptuar dhe janë pronë e agjensive ligjzbatuese në të gjithë Evropën.

Konsiderohet se shqipja është gjuha e dytë më e përdorur në këto komunikime, menjëherë mbas spanjishtes. Një pjesë fare e vogël, vetëm maja e aisbergut e tyre janë bërë publike edhe në Shqipëri, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”, mbas të cilit ranë në pranga edhe një oficer i lartë policie dhe një drejtues prokurorie.