Perime furre me salcë nga zonja Albana

30 Mars 2022, 11:20

Perime furre me salcë

Përbërësit:

2 patate

2 karrota

1 qepë

1 spec jeshil

1 spec i kuq

1 kungull

½ lulelakër

½ brokoli

2 thelpinj hudhër

1 tufë majdanoz

200 ml salcë domate

½ lgj paprika

Vaj ulliri

Rozmarinë

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Pasi i kemi larë, i presim perimet në kubikë të mëdhenj. Në një tavë shtojmë salcën me erëzat dhe bimët aromatike. I punojmë perimet me salcën dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius me letër alumini. Në 10 minutëshin e fundit e largojmë letrën e aluminit.