Përplasen live ish-kuantat/Akuza për ndarjen e ciftit, deri tek dhuna fizike

12 Korrik 2021, 18:40

 

Prej 9 muajsh nuk kanë asnjë kontakt me mbesën 2 vjece e gjysëm, Ajla Dode. Halla e saj Irma Koçi iu drejtua emisionit ’Pa Gjurmë’ për t’i bërë një thirrje publike ish-kunatës së saj Jonida Dode. Që ditën kur 25-vjecarja u largua përgjithnjë nga shtëpia e ish-bashkëshortit i ka dhënë fund cdo lloj komunikimi të saj me të, duke mos lejuar që babai të takohet me të bijën. Haxhi Lami u martua me Jonidën në vitin 2017, ndërsa një vit më pas më 16. 10. 2018 erdhi në jetë edhe gëzimi i parë i tyre. Konfliktet e vazhdueshme mes dy krushqive përfunduan në ndarjen përfundimisht të ciftit nga Tirana. Nusja u largua për herë të parë nga shtëpia një ditë pasi lindi vajzën. Ish-bashkëshorti ia fali këtë, duke i kërkuar të kthehej sërisht pranë familjes së tij. Pak ditë do të zgjaste paqja mes ciftit kur sërish, për shkak të ndërhyrjes së vjehrrit cifti përfunduan në debate të vazhdueshme. Jonida mbledh rrobat për herë të dytë dhe në gusht të vitit 2020 me vajzën në krah largohet për të mos u kthyer më. Për muaj me radhë vetëm pak herë e pa të bijën. Madje inati dhe hakmarrja për ish-bashkëshortin coi deri në denoncimin në polici për dhunë. Ish-nusja e larguar me dëshirën e saj kërkoi urdhër mbrojtje për një vit, të cilën gjykata nuk ia dha pasi nuk kishte prova për dhunë të ushtruar ndaj saj. Pak ditë pasi vajza u lind, nëna e regjistroi të bijën me mbiemrin e saj. Kjo është arsyeja që babai Haxhi Lami prej kohësh ka hapur një process gjyqësor ku kërkon t’I japë atësinë të bijës, jo vetëm edhe të paguajë cdo detyrim financiar që i takon. Së fundmi 36-vjecari ka zbuluar se është ish-nusja është martuar me një tjetër person në Kucovë dhe se bashkë me vajzën kanë ikur në Greqi ilegalisht. Për këtë arsye ai ka kërkuar të bëjë denoncimin në polici për rrëmbim fëmije, demnoncim i cili nuk është pranuar.