Peshkatari në Vlorë kap një ton 20 kg me shtizë – kapje e rrallë në gjirin e qytetit

12 Nëntor, 16:56 | Përditesimi: 12 Nëntor, 16:56

 

Peshkatari në Vlorë kap një ton 20 kilogramësh në gjirin e Vlores Një peshkatar në Vlorë ka arritur të kapë një peshk të llojit ton në ujërat e gjirit të qytetit. Sipas dëshmitarëve, peshkatari e ka vrare peshkun, i cili peshonte rreth 20 kilogramë, me shtizë – një mënyrë jo shumë e zakonshme për këtë zonë. Pas kapjes, ai është parë teksa e mbante peshkun në krah dhe kalonte përgjatë shëtitores së Vlorës, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve. Peshku ton është një specie që rrallëherë gjendet në gjirin e Vlorës, çka e bën këtë kapje mjaft të veçantë për peshkatarin dhe për zonën.

r.k./Shqiptarja.com