Petë me patate nga zonja Albana

25 Maj 2022, 11:31

Petë me patate

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 1-2 kokrra qepë
  • 2-3 domate
  • 1 gotë miell
  • 2 lgj gjalpë
  • 1 tufë majdanoz
  • Vaj bimor – vegjetal
  • Kripe, piper

Përgatitja:

Patatet i ziejmë i qërojmë dhe i grijmë. Shtojmë më pas qepën e grirë, domatet e grira, miellin, gjalpin, kripën dhe piperin. Krijojmë brumin dhe e hollojmë me okllai, më pas e presim në forma të rrumbullakëta dhe i skuqim në vaj në temperaturë mesatare.