Petulla me reçel luleshtrydhe / Sekreti i petullave ‘pancake” amerikane nga zonja Albana

19 Prill 2022, 13:26

Petulla me reçel luleshtrydhe / Sekreti i petullave ‘pancake” amerikane

Përbërësit:

2 e 1/4 fç miell

2 fç qumësht

2 vezë

1 majë luge kripë

1/2 bustinë pluhur pjekës

1 lgj gjalpë

1 vasketë luleshtrydhe

4 lugë sheqer

Vanilje

Përgatitja:

Në një enë sitim miellin, krijojmë një hapësirë në qendër ku shtojmë qumështin, vezën, pluhurin pjekës dhe kripën. E trazojmë mirë brumin dhe e lemë mbuluar me pecetë të pushojë.

Ndërkohë përgatisim reçelin e luleshtrydheve. Vendosim luleshtrydhet e prera në një tenxhere me sheqer dhe pak vanilje. I lemë të marrin valë derisa të lëshojnë lëngun e tyre dhe të trashen si reçel.

Lyejmë një tigan (mundësisht me formë) me pak gjalpë dhe vendosim petullat lugë lugë. I skuqim për pak sekonda nga të dy anët dhe më pas i servirim duke vendosur në çdo shtresë petullash reçel luleshtrydheje.