Petulla me sheqer nga zonja Albana

11 Nëntor 2022, 10:43

Petulla me sheqer

Përbërësit:

150 gr miell

250 ml ujë

4 vezë

50 gr gjalpë

1 lk vanilje

Pak kripë

Vaj për skuqje

Sheqer për spërkatje

Përgatitja:

Në një tigan vendosim ujin të ziejë, më pas shtojmë pak kripë, gjalpin dhe miellin. E punojmë mirë brumin në tigan ose tenxhere derisa të krijohet një masë që edhe të shkëputet por edhe të jetë elastike. Shtojmë më pas vezët një e nga një dhe masën e brumit e kalojmë lugë-lugë në një tigan me vaj të nxehtë. Skuqim petullat dhe i servirim spërkatur me sheqer të bardhë ose kaf.