Petulla për iftar nga zonja Albana

1 Prill 2022, 11:41

Petulla për iftar

Përbërësit:

250 gr miell

1 lç fryrës

1 lç kripë

1 lç sheqer

2 vezë

1 bustinë vanilje

300 ml kos

Vaj për skuqje

Sheqer pluhur

Përgatitja:

Përziejmë kosin me vezët, shtojmë miellin , fryrësin, kripën, sheqerin dhe vaniljen. E trazojmë mirë brumin e petullave derisa të bëhet një masë homogjene. Kur brumi të jetë gati, nxehim vajin (por jo shumë) në mënyrë që petullat të skuqen mirë nga jashtë dhe të piqen brenda. I vendosim në një pjatancë me letër kuzhine për të përthithur vajin dhe më pas i servirim spërkatur me sheqer pluhur.