Pilaf me dromsa nga zonja Albana

5 Tetor 2022, 11:24

Pilaf me dromsa

Përbërësit:

  • 1 gotë dromsa
  • 2 gota lëng mishi
  • 2 lgj gjalpë i tretur
  • 2 lgj vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja:

Fillimisht në një tenxhere vendosim lëngun e mishit të vlojë.

Vendosim në një tigan vajin e ullirit dhe kaurdisim dromsat derisa të zverdhen. Më pas shtojmë lëngun e mishit dhe i lëmë dromsat të ziejnë në zjarr të ngadaltë derisa të krijojnë bulëza në sipërfaqe. E mbulojmë me kapak siç veprojmë me pilafin dhe sipër kapakut vendosim një pecetë. E lëmë 10 minuta të ftohet dhe më pas e servirim.