Pispili me presh nga zonja Albana

2 Nëntor 2022, 13:48

Pispili me presh

Përbërësit:

  • 500 gr miell misri
  • 2 fç kos
  • 3 presh
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 lç sodë buke
  • 3 kokrra vezë
  • 350 ml ujë i nxehtë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pjesën e bardhë të preshit e grijmë imët dhe e kaurdisim me pak vaj ulliri. Sapo të fillojë preshi të ulë vëllimin e spërkasim me kripë dhe piper dhe e lemë që të zbutet. Ndërkohë tek mielli i misrit shtojmë sodën e bukës, vaj ulliri dhe ujë të ngrohtë. E punojmë mirë derisa të krijohet nje brumë i lidhur. E shtrojmë masën e brumit me miell misri në një tavë të lyer me pak vaj ulliri. Mbi të vendosim preshin e kaurdisur spërkatur me majdanoz të grirë.